Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Faton Topalli: LVV i ka blloku institucionet dhe presidentin

Gazeta10
18 March 2026 - 21:06

I ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Faton Topalli ka kritikuar qeverinë aktuale, duke e akuzuar për bllokim të institucioneve dhe procesit të zgjedhjes së presidentit.

Sipas tij, edhe pse një parti mund të ketë shumicën, nuk duhet të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha pushtetet në vend.

“Qeveria aktuale është ajo e cila e ka blloku Kosovën, i ka blloku institucionet dhe ka blloku zgjedhjen e presidentit. Edhe pse parti në pushtet me shumicën e votave, nuk mund ta kesh gjithë pushtetin mbi vendin”, ka deklaruar Topalli.

Ai shtoi se mungesa e gatishmërisë për kompromis ka ndikuar në këtë situatë, duke theksuar se presidenti do të duhej të ishte konsensual ose t’i takonte opozitës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.