Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Kur vjen radha e frutave, është një shenjë që mysafirët duhet të çohen”, Bebe Rexha shpjegon traditat e mikpritjes shqiptare

Gazeta10
19 March 2026 - 13:29

Bebe Rexha ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e njohur amerikan Delish Snacks, ku ka ndarë me publikun detaje interesante rreth ushqimeve të saj të preferuara, por edhe për traditat shqiptare të mikpritjes.

Edhe pse është lindur dhe rritur në New York, këngëtarja me origjinë shqiptare theksoi se është rritur në një frymë të fortë të kulturës shqiptare, veçanërisht kur bëhet fjalë për mënyrën se si priten mysafirët në shtëpi.

Gjatë bisedës, ajo tregoi se shqiptarët kanë një mënyrë shumë të veçantë të mikpritjes. Sipas saj, gjithçka nis me shërbimin e çokollatave të vogla, për të vazhduar më pas me lëngje frutash apo pije të gazuara. Më pas, në tavolinë vendoset një tabaka me ushqime të kripura si çipsa apo kikirikë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
10plus
01 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.