Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Der Leyen nesër në Kosovë, takon krerët e shtetit, kriza energjetike kryetema

Gazeta10
26 October 2022 - 16:48

Presidentja e Komisionit Europian, Von Der Leyen, nesër do ta vizitojë Kosovë, raporton Gazeta10.

Der Leyen do të takojë krerët e shtetit, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

“Nesër në mëngjes, von der Leyen do të udhëtojë për në Prishtinë, Kosovë, e cila do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti”, thuhet në njoftim,

Kryetema e takimeve do të jetë energjia që lidhet me manipulimin e tregjeve si dhe ndihmën që BE-ja do ta ofrojë për këtë problem.

“Shantazhi energjetik i Rusisë dhe manipulimi i tregjeve nuk po e kursen Ballkanin Perëndimor. BE-ja është e vendosur të mbështesë partnerët tanë në përballimin e çmimeve të larta të energjisë dhe përmirësimin e sigurisë së tyre energjetike në afat të gjatë. Ky është konteksti i vizitës së Presidentit von der Leyen në Ballkanin Perëndimor këtë javë”, thuhet më tej në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.