
Një 74-vjeçar vdekur pasi ishte rrokullisur me traktor derisa ishte duke punuar, në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, raporton Gazeta10.
Ai ishte dërguar fillimsht për trajtim e vdekja e tij është konstatuar nga ana e mjekëve në Qendren Klinike dhe Universitare.
Lajmin e ka bërë të ditur Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Rreth orës 17:00 është raportuar se si pasojë e rrokullisjes së traktorit dhe lëndimeve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull 74 vjeç. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve në QKUK Prishtinë. Bazuar në informatat fillestare bëhet e ditur se ngjarje ka ndodhur në fshatin Bivolak të Vushtrrisë, derisa viktima ishte duke punuar me traktor” – tha Zahiti.