
Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket zgjedhjes së presidentit.
Ai ka thënë se Gjykata e anuloi dekretin e presidentes dhe i dha të drejtë kryeministrit Kurti, raporton Gazeta10.
Rrustemi shtoi se është e pakuptimtë që vendi të shkojë në zgjedhje shkaku i zgjedhjes se presidentit.
“Ne jemi të bindur se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje, madje konsiderohen të pa kuptimta që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme përshkak të pamundësisë së zgjedhjes së presidentes, në sistemet parlamentar shkohet në zgjedhje të parakohshme zakonisht kur humbet shumica në parlament kur dështon mazhoranca për ti pasur votat e mjaftueshme për ta mbajtur Qeverinë në këmbë, por nuk shkohet në zgjedhe përshkak të presidentit”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10