Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Salihu: Deklarata e Vuçiqit në fund të procesit të regjistrimit, tentim për t’i shantazhuar e frikësuar shqiptarët

Gazeta10
26 October 2022 - 21:08

Sami Salihu – Kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës, ka thënë se deklarata e presidentit serb, Aleksandër Vuciq, për regjistrimin e popullësisë në Luginën e Preshevës, është formë e tentimit për t’i shantazhuar e frikësuar shqiptarët.

Salihu në Politiko, ka thënë se fakti që presidenti serb po ndërhynë në fund të procesit të regjistrimit, tregon se është alarm i llojit të vet për shtetin, raporton Gazeta10.

“Fakti që në fund të procesit të regjistrimit presidenti i Serbisë ndërhynë dhe e politizon këtë cështje, tregon që është një lloj alarmi për vet shtetin. Në nivel të territorit të Serbisë, regjistrimi i serbëve është i dobët, madje thuhet se për dallim nga viti 2011, 1 milion regjistrues janë më pak banorë në Serbi. Vuciqi, po e përdorë këtë si lloj të presionit politik, për të shantazhuar, për të politizuar këtë cështje, në mënyrë që shqiptarët t’i frikësojë”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.