
Analisti politik Bastri Muja në emisionin “Politiko” ka folur rreth kandidaturës së Glauk Konjufcën për president.
Ai ka thënë se është Konjufca është i përshtatshëm nëse shkohet me kandidat partiak, por zgjidhja është të jetë një kandidat jopartiak, raporton Gazeta10.
“Së pari unë nuk e shoh asnjë mundësi që një kandidat partiak prej partive opozitare të votohet nga 57 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo parti i ka fitu 51 % dhe nëse shkohet me kandidat partiak është e qartë kush mundet me qenë, nuk ka njeri më të përshtatshëm se Glauk Konjufca është njeriu i dytë i partisë që i ka fitu 51 %, por unë mendojë që kjo nuk është zgjedhja më e mirë, zgjidhja është te një kandidat apartiak”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10