Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mosfunksionimi i semaforëve në Viti po krijon tollovi dhe po shkakton aksidente

Gazeta10
27 October 2022 - 8:24

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin është raportuar se semaforët në Viti janë jashtë funksionit.

Këta semaforë edhe pse janë vendosur para një viti të njëjtit kanë dal jashtë funksionit pas dy muajve, raporton Gazeta10.

E, për këtë banorët kanë treguar se shpesh herë po krijohen tollovi gjithashtu edhe aksidente.

Përkundër shqetësimeve të qytetarëve menaxheri për mbikëqyrje profesionale të projekteve kapitale në komunën e Vitisë, Florim Ramaj ka treguar se kur mund të kthehen në funksion këta semaforë.

“Jemi detyru me i ndal përshkak se u krijojke tollovi në dy nyjet tek pasqyra, në momentin që krijohen kushtet për me u zgjeru me nga një shirit athëherë semaforat do të hynë në përdorim.

Përveç që kanë dal jashtë funksionit këta semaforë kanë filluar edhe të dëmtohen./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=GsX2tdpO4vc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.