Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Asllani: Do të kthehemi më të fortë

Gazeta10
01 Prill 2026 - 12:12

Sulmuesi i Kosovës Fisnik Asllani, ka reaguar pas humbjes së mbrëmshme ndaj Turqisë.

Në instagram, Asllani ka postuar një shkrim të shoqëruar me një foto bardh e zi ku shihet duke i fshirë lotët me fanellën dardane.

Ai nuk e fshehu pikëllimin për disfatën e mbrëmshme në “Fadil Vokrri”.

“Nuk është vec një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë.Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë!”, shkroi sulmuesi i Hoffenheimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.