
Kampioni i Kosovës përballet me klubin çek sot në mbrëmje në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, i vetëdijshëm se një disfatë do t’ia shuajë shpresat për kalimin në fazën e eliminimit direkt.
Ballkani është i fundit në Grupin G me katër pikë, aq sa ka edhe Slavia Praga në vendin e tretë dhe të dy skuadrave iu nevojitet fitorja për ta shmangur rënien nga gara.
Në ndeshjen e parë Slavia Praga mposhti Ballkanin me rezultatin 3-2 dhe sot fitorja do të jetë detyrim për Ballkanin nëse qëllimi do të jetë kualifikimi tutje në Conference League.
Në konferencen për media para ndeshjes Daja e pranoi po ashtu se skuadra e tij po ndien lodhje, gjë të cilën e ka shfaqur vazhdimisht kah fundi i ndeshjeve në Evropë, dhe se i duhet një “mrekulli” për ta kaluar fazën grupore.
Ndeshja Ballkani – Slavia Praga zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.