
Khvicha Kvaratskhelia me të drejtë po konsiderohet si zbulimi i sezonit në Seria A dhe jo vetëm.
Verën që kemi lënë pas Napoli transferojë Kvaratskhelia nga Dinamo Batum i superliges gjeorgjiane për shumën e 10 milion euro, ndërsa sot Napoli e vlerëson futbollistin mbi 70 milion euro.
Talenti sulmuesit të krahut i ka rënë në sy edhe trajnerit Pep Guardiola i cili do e dëshironte futbollistin për çdo çmim në Manchester.
. Megjithatë, drejtori teknik I Napolit Giuntoli ka këmbëngulur se Kvaratskhelia nuk është në shitje.
“Ai po bën shumë mire tek Napoli. Jemi shumë larg merkatos së janarit dhe nuk ka asgjë në pritje. Jemi shumë të lumtur, shumë djem po bëjnë mirë, por diferenen do ta bëjnë ata që vazhdojnë të bëjnë mirë. Kvara është absolutisht i pashitshem për ne”, u shpreh mes tjerash Giuntoli për DAZN sport.
Futbollisti gjeorgjian ka luajtr në të gjitha garat për Napolin që kur erdhi nga Dinamo Batumi në verë, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë tetë asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat.