
Komentatori politik Krenar Shala në Politiko shprehu shqetësimin e tij lidhur me situatën politike në vend, duke theksuar se përsëritja e proceseve zgjedhore dhe mungesa e një zgjidhjeje të qartë për presidentin po shkakton lodhje dhe zhgënjim tek qytetarët.
Sipas Shalës, fakti që vendi do të përballet sërish me zgjedhje dhe me rezultate të ngjashme, si rreth 52% për Lëvizjen Vetëvendosje, po krijon një klimë pasigurie dhe dekurajimi për votuesit. Ai theksoi se një numër i konsiderueshëm qytetarësh do të bojkotojnë procesin zgjedhor, si shenjë e humbjes së besimit në institucione dhe në klasën politike.
“Kjo është një lodhje e panevojshme dhe një zhgënjim i madh për qytetarët. Duke i dekurajuar njerëzit dhe duke ua humbur besimin në institucione, krijohet hapësirë për elemente ekstremiste në të ardhmen”, tha Shala në Politiko.
Tutje, Shala ka theksuar se zgjidhja duhet të vijë sa më shpejt, në mënyrë që të shmanget thellimi i krizës politike. Ai përmendi edhe mundësitë e krijimit të koalicioneve, duke sugjeruar se ekzistojnë dilema rreth numrave të nevojshëm.
“Sipas gjasave, me LDK-në ka hezitim për shkak të mungesës së numrave, ndërsa me PDK-në mund të sigurohen votat e nevojshme”, tha tutje Shala./Gazeta 10
Deklarata e plotë: