Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Shqipe Pantina: Mungesa e vullnetit politik po e mban peng zgjedhjen e presidentit

Gazeta10
06 April 2026 - 21:16

Komentatorja politike Shqipe Pantina, në Politiko ka kritikuar zhvillimet e fundit rreth procesit për zgjedhjen e presidentit, duke i cilësuar diskutimet aktuale si të paqarta dhe joproduktive.

Sipas Pantinës, ekzistojnë shumë të panjohura dhe paqartësi në këtë fazë, ndërsa takimet mes akterëve politikë nuk po sjellin rezultate konkrete.

“Ka shumë të panjohura dhe paqartësi në gjithë këtë kuazi-diskutimesh. Këto nuk janë takime që prodhojnë diçka”, tha Pantina në Politiko.

Pantina thekson se problemi kryesor në këtë proces është mungesa e vullnetit politik, duke vënë theksin te roli vendimtar i kryeministrit Albin Kurti.

“Sikur të kishte vullnet, situata do të ishte ndryshe. Krejt çka mungon në këtë proces është vullneti – dhe ai është në dorën e Kurtit, i cili mund të vendosë nëse vendi shkon në zgjedhje apo në zgjedhjen e një presidenti të ri”, tha tutje Pantina.

Ajo gjithashtu ka kundërshtuar deklaratat e Kurtit lidhur me nevojën për sigurimin e 84 votave, duke i cilësuar ato si të pakuptimta.

“Këto deklarimet se pa i pasur 84 vota nuk kanë asnjë lloj kuptimi dhe nuk kanë sens”, përfundoi Pantina./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.