
Komentatori politik Adrian Çollaku, në Politiko tha se se roli i presidentit në Kosovë mbetet i kufizuar, sidomos në rrethanat aktuale politike.
Sipas Çollakut, në këtë konfiguracion politik, pesha kryesore e vendimmarrjes qëndron te kryeministri Albin Kurti, të cilin ai e cilëson si figurën dominante në skenën politike.
“Nuk ka edhe shumë fuqi politike një president, sidomos në këtë konfiguracion politik. Kurti është një fuqi politike – Albin Kurti është, pastaj ka 10 vende bosh dhe më pas vijnë të tjerët”, tha Çollaku në Politiko.
Çollaku thekson se kjo pabarazi në peshën politike ndikon drejtpërdrejt edhe në proceset institucionale, përfshirë zgjedhjen e presidentit, duke e bërë atë më pak vendimtar në raport me ekzekutivin./Gazeta 10