Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Blerim Grainca: Programet dhe deklarimet e partive tregojnë qartë orientimin e tyre si të majta apo të djathta

Gazeta10
07 April 2026 - 21:01

Ish‑deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca në Politiko tregoi rëndësinë e identifikimit të partive politike mbi bazën e programeve dhe deklarimeve të tyre politike.

Grainca tha se në kontekstin politik në Kosovë, partitë e djathta janë të qarta në identifikimin e tyre ideologjik, si përmes programeve, ashtu edhe përmes anëtarësimeve në strukturat dhe mekanizmat ndërkombëtarë përkatës. Sipas tij, kjo qartësi ndihmon qytetarët të kuptojnë qartë pozicionimin politik të këtyre subjekteve.

Ai gjithashtu vuri në dukje se e njëjta logjikë zbatohet edhe për partitë e majta, duke përmendur se ato janë të identifikuara qartë jo vetëm përmes programeve ideologjike por edhe përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare me orientim socialist, duke mos lënë hapësirë për dilema rreth pozicionimit të tyre ideologjik.

“Partitë politike identifikohen qartë përmes programeve të tyre dhe deklarimeve politike që bëjnë. Këtu tek ne, partitë e djathta e identifikojnë veten qartë si të djathta, po kështu edhe partitë e majta, duke qenë pjesë e mekanizmave socialdemokratë ndërkombëtarë, pra nuk ka dilema rreth kësaj,”  tha Grainca  në Politiko./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.