Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Daut Haradinaj: Sigurimi shëndetësor i domosdoshëm, t’u hiqet qytetarëve barra e kostove të papërballueshme

Gazeta10
10 April 2026 - 21:30

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, tha se Projektligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, edhe pse i vonuar, është tepër i nevojshëm për qytetarët.

Ai theksoi se për shumë vjet qytetarët janë detyruar të paguajnë shuma marramendëse në spitalet e rajonit për trajtime shëndetësore, duke u përballur me barrë financiare të papërballueshme për familjet e tyre.

Haradinaj theksoi se Aleanca e mbështet këtë projektligj, me kusht që ai të garantojë mbrojtje reale për qytetarët nga këto kosto të rënda dhe të sigurojë që kujdesi shëndetësor të mos mbetet barrë financiare për ta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.