Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KEDS-i identifikon mbi 30 raste të vjedhjes së rrymës, thotë se lëndët dërgohen në gjykatë

Gazeta10
27 October 2022 - 20:23

Gjatë së enjtes, KEDS ka zhvilluar një aksion të madh në të gjithë Kosovën për të identifikuar rastet e keqpërdorimeve me energji elektrike. Nga 400 kontrolle, janë gjetur rreth 30 raste të keqpërdorimeve të energjisë elektrike, raporton Gazeta10.

Raporti: Egzona Shala
Kamera: Fisnik Slivova

Në kohën kur vendi po përballet me krizën energjetike, aksion i madh është zhvilluar nga kompania KEDS për identifikimin e rasteve të keqpërdorimit të rrymës.

Nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, gjatë së enjtes, ekipi i KEDS-it filloi procedurat për gjetjen e konsumatorëve keqpërdorues.

Destinacioni për të cilin dyshonin ishte njëri nga lokalet që operon në fshatin Izniq të Deçanit.

Me këto pajisje, punëtorët e kësaj kompanie arritën të identifikojnë se në cilën pjesë të lokalit janë bërë kyçjet ilegale për furnizim me energji elektrike.

E pas kësaj kontrolle, ekipi vazhdoi edhe në një destinacion tjetër.

Në qendër të qytetit të Deçanit njëri nga lokalet kishte bërë kyçje ilegale përmes disa kabllove.

Edhe përkundër terrenit jo të lehtë, KEDS-i arriti që të gjejë vendin se ky është bërë kyçja ilegale.

Pas identifikimit të rasteve për keqpërdorim të energjisë elektrike, zyrtarja për media në KEDS, Margarita Rashiti ka thënë se rastet i dërgojnë në Gjykatë.

Në krejt Kosovën, sipas KEDS-it, gjatë ditës janë zhvilluar 400 kontrolle ku mesatarisht në ditë janë identifikuar 30 raste të keqpërdorimeve me energji elektrike./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.