
Një qytetar është ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” për një rrugë të paasfaltuar në fshatin Liqej të Vushtrrisë.
Qytetari shtoi se kjo rrugë është me baltë dhe po ju shkakton vështirësi në lëvizje, raporton Gazeta10.
“Të gjitha këto janë rrugica brenda lagjeve sepse asnjë rrugë në asnjë fshast nuk është e paasfaltuar, por kjo rrugicë mund të jetë e paasfaltuar me zhavor dhe që lidh 2-3 shtëpi”, tha ai në Kanal10.
Idrizi shtoi se kjo rrugë pritet të shtrohet vitin e ardhshëm sepse komuna nuk ka buxhet ta mbulojë sivjet.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10