Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Po bajna miell me kolica, në këtë zonë as me traktor nuk del le mo me kerr” – Ankohet banori nga fshati Broban

Gazeta10
15 Prill 2026 - 9:38

Një qytetar është ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” sa i përket një rruge në fshatin Broban.

Ai ka thënë se kjo rrugë u ka vështirësuar lëvizjen, dhe krejt kjo po i shtyn banorët që transportin e gjërave elementare ta bëjnë në këmbë, raporton Gazeta10.

“Jëmi në hall, po bajm miell me kolicë, 1 km na e kanë shtru ka mbet edhe një kilometër kemi qenë 13 shtëpi tash kemi mbetë vetëm 10 shtëpi, është zonë malore kur bie shi merr cdo gjë me vete kemi bërë kërkesë në Asamble Komunale, kemi kërku me  taku me kryetarin e komunës me qindra herë kemi qenë në Drejtorinë e Investime Kapitale, menzi në kohën e pandemisë na e kanë shtru 1 km rrugë as në fshat në mundemi me hy, sivjet kanë buxhet boll, jemi në hall shumë të madh se përndryshe po detyrohemi të largohemi nga shtëpitë tonë”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.