Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Njerëz me aktakuza”, Shala përplaset me Hajdarin në Komision: Mos më folni për dinjitet

Gazeta10
15 April 2026 - 11:57

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, është përplasur me kryetaren e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, Rozeta Hajdarin, gjatë një mbledhjes së mbajtur sot.

Shala tha se në komision janë të pranishëm njerëz me aktakuza, duke aluduar në lidhje me të.

“Na keni pru njeriun me aktakuzë, sot Kosova është pa rezerva. Mos më folni për dinjitet, në këtë komision ka njerëz me aktakuza e flasin për dinjitet”, u shpreh deputeti, i cili më pas e lëshoi edhe mbledhjen.

Pak minuta më pas, Hajdari i ktheu përgjigje Shalës, duke i thënë se nuk është gjyqtar e as prokuror për të përcaktuar kush e shkel ligjin.

“Ti nuk je as gjyqtar e as prokuror dhe nuk mundesh ti me përcaktu se kush e shkel ligjin”, u shpreh ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.