Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kreshnik Gashi: Raportet e auditimit dëshmojnë parregullsi të vazhdueshme në tenderë në Kosovë

Gazeta10
16 Prill 2026 - 23:39

Gazetari Kreshnik Gashi, në Adresa tha se raportet e auditimit në Kosovë vazhdojnë të tregojnë një realitet problematik në menaxhimin e financave publike dhe procedurave të prokurimit.

Sipas tij, raportet e auditimit për ministritë dhe institucionet publike rrallëherë dalin pa gjetje negative, duke u shndërruar në dëshmi të përsëritura të keqpërdorimeve dhe parregullsive në tenderë.

“Raportet e auditimit janë dëshmi autentike që tregojnë se ka keqpërdorime në secilin tender dhe parregullsi të vazhdueshme në procedurat e prokurimit,” ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se një nga pikat më problematike mbeten tenderët njëburimorë, të cilët sipas tij shpesh krijojnë hapësirë për jomeritokraci dhe favorizime politike apo personale.

Gashi tutje tha se praktika të tilla nuk janë të kufizuara vetëm në një periudhë të caktuar politike, por sipas tij kanë vazhduar edhe gjatë qeverisjeve të ndryshme, përfshirë edhe kontrata të mëdha publike.

“Ka pasur raste kur tenderët janë dhënë për njerëz të afërt, për miq apo për persona që kanë pasur lidhje pune me institucionin përkatës,” ka deklaruar ai.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/32YlMcYxG8A

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.