
Komentatori politik Visar Xani, në Politiko ka kritikuar mënyrën e zhvillimit të procesit për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se ai nuk duhet të trajtohet si një proces i mbyllur apo i “privatizuar” nga partitë politike.
Sipas Xanit, fakti që subjektet politike kanë përqindje të ndryshme të votave nuk e justifikon mungesën e transparencës në një proces të tillë institucional.
“Nuk është privatizim posti i presidentit që tash dikush e ka 51% e dikush 21% dhe me mbajt të fshehur këtë proces,” tha Xani në Politiko.
Ai theksoi se procesi duhet të jetë i hapur dhe transparent, me publikimin e emrave nga secili subjekt politik dhe me diskutim të gjerë publik para arritjes së ndonjë marrëveshjeje.
“Duhet një proces transparent, proces i hapur, duhet të kishim emrat nga secili subjekt politik, dhe nëse ka dakordim të merren votat dhe të shkohet tutje,” u shpreh Xani.
Në të kundërt, ai rikujtoi se Kushtetuta e Kosovës parasheh edhe mundësinë e mosarritjes së marrëveshjes dhe shkuarjes në zgjedhje, si mekanizëm kushtetues për zgjidhjen e situatës.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/OrQDYs3ePno