
Deputeti i PS-së në Shqipëri, Ermal Pacaj duke komentuar protestat që mbahen në Shqipëri, ka deklaruar se studentët nuk po protestojnë në Shqipëri ngase ata nuk e dhunojnë shtetin e vetë, por janë njerëz të ndikuar nga politika të cilët janë peng të interesave të ndryshme dhe alternativa e tyre është dhuna.
Ai përmes një lidhje direkte për emisionin GAZETA në Kanal 10 ka akuzuar protestuesit të cilët kanë thyer, vjedhë, dëmtuar prona publike e private dhe ata duhet të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre.
Derisa duke folur për 21 janarin, ku në protestën e asaj dite kishin mbetur të vrarë disa persona, Pacaj ka theksuar se ajo kohë nuk kthehet më, ashtu sikur ka ikur edhe 98-ta, duke akuzaur se ato janë insinuata dhe vepra politike të krijuara nga PD-ja.
Për më shumë shikone videon e plotë./ GAZETA10