Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vlora Çitaku konfirmohet si U.D e kryetares së PDK-së

Gazeta10
21 October 2026 - 18:10

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, është e propozuara e vetme e kësaj partie si ushtruese e detyrës së kryetares për këtë subjekt politik.

Lajmin e ka konfirmuar deputetja e PDK-së dhe anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Blerta Deliu.

“Po, mund ta konfirmoj se zonja Çitaku është e propozuara si ushtruese e detyrës për kryetare të PDK-së”, tha Deliu.

Këto zhvillime në PDK vijnë pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm, Bedri Hamza, i cili gjatë ditës dha dorëheqje të parevokueshme nga kjo pozitë.

Hamza në një konferencë për media tha se nuk po jep dorëheqje nga PDK-ja, por vetëm nga pozita e kryetrarit.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.