Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Thyerje, vjedhje, dëmtime, sulme ndaj policisë” – Deputeti i PS-së me akuza ndaj protestuesve në Shqipëri

Gazeta10
21 October 2026 - 18:51

Deputeti i PS-së në Shqipëri, Ermal Pacaj duke komentuar protestat që mbahen në Shqipëri, ka deklaruar se sot gjendja është më e qetë, por dhuna e protestuesve ka qenë e vazhdueshme duke dëmtuar institucionet e shtetit.

Ai përmes një lidhje direkte për emisionin GAZETA në Kanal 10 ka akuzuar protestuesit të cilët kanë thyer, vjedhë, dëmuar prona publike e private dhe ata duhet të mbahen përgjegjës p♪7r veprimet e tyre.

“Veprimet e protestuesve kanë qenë mjaft të dhunshme, duke thyer, vjedhur, dëmtuar prona publike e private, sikurse edhe sulmet e dhunshme ndaj policisë”, tha ai mes tjerash, duke shtuar se nuk janë studentët në protestë pasi ata janë intelektualë dhe nuk vjedhin e nuk sulmojnë policinë, duke konsideruar se ata janë peng dhe të ndikuar nga politika.

Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.