
Zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe bashkimi i përfaqësuesve politikë shqiptarë në një listë të përbashkët janë në fokus të intervistës me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, në emisionin Politiko në Kanal10.
Kamberi flet për marrëveshjen e koalicionit shqiptar, rolin e kryeministrit Albin Kurti në arritjen e saj dhe synimet e këtij bashkimi politik.
Zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe bashkimi i partive shqiptare në një listë të përbashkët ishin në fokus të intervistës së deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, në emisionin Politiko të Kanal10.
Marrëveshja për krijimin e “Koalicionit Shqiptar”, që synon pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet e 25 tetorit, u bë e ditur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili njoftoi se dakordimi ishte arritur në Zyrën e Kryeministrit.
Për këtë çështje, Kamberi u pyet nga analistët nëse ishte kryeministri Albin Kurti ai që i kishte bashkuar subjektet politike shqiptare për krijimin e këtij koalicioni.
Kamberi u pyet gjithashtu për marrëveshjen e arritur ndërmjet përfaqësuesve të këtij koalicioni, si dhe për objektivat që synojnë t’i realizojnë përmes garimit me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Përveç këtyre çështjeve, Kamberi foli edhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, duke treguar numrin maksimal të deputetëve shqiptarë që kanë qenë pjesë e këtij institucioni.
Çfarë i tha Vuçiqi – Kamberit për shqiptarët në Serbi dhe si iu kundërpërgjigj deputeti shqiptar?
Përgjigjet dhe detajet e kësaj përballjeje, si dhe qëndrimet e Kamberit për zgjedhjet në Serbi dhe “Koalicionin Shqiptar”, i mësoni sonte në Politiko nga ora 20 e 20.