Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Air Munich vazhdon fluturimet Basel–Prishtinë pavarësisht punimeve në EuroAirport

Gazeta10
17 Prill 2026 - 14:32

Pavarësisht anulimeve të shumta të fluturimeve nga kompani të tjera ajrore për shkak të punimeve në pistën e EuroAirport Basel-Mulhouse, kompania ajrore Air Munich ka njoftuar se do të vazhdojë operimet e rregullta gjatë periudhës 15 prill – 20 maj.

Sipas njoftimit zyrtar, linja Basel – Prishtinë – Basel do të funksionojë pa ndërprerje gjatë kësaj periudhe, duke u ofruar pasagjerëve mundësi të qëndrueshme udhëtimi.

Kompania bën të ditur se fluturimet direkte në këtë destinacion realizohen dy herë në ditë.

Ndërkohë, përkohësisht është vendosur një kufizim për bagazhin vetëm në drejtimin Basel – Prishtinë, ku pasagjerët kanë të drejtë të marrin deri në 10 kilogramë bagazh.

Air Munich ka falënderuar pasagjerët për mirëkuptimin dhe besimin, duke theksuar përkushtimin për të siguruar vazhdimësi dhe besueshmëri në shërbimet e saj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.