Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Djali i Jakup Krasniqit me vargje për babain: Më 16 shtator bëhen 16 vite, 2 muaj e 1 ditë burg vetëm pse atdheun e deshe më shumë se veten!

Gazeta10
11 September 2026 - 22:23

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, i ka kushtuar disa vargje këtij të fundit, një ditë para Marshit për Liri, e pak ditë para vendimit të 16 shtatorit në Hagë.

Krasniqi, ka shkruar se më 16 shtator bëhen mbi 16 vite burg për babin e tij, vetëm sepse ky i fundit e deshi atdheun më shumë se sa veten.

Postimi i plotë:

Sytë e lodhur, por kurrë të dorëzuar.

Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak.

Rruga që zgjodhe nuk ishte e lehtë,

por ëndrrën për një Kosovë të lirë e bëre realitet.

Më 16 shtator, nëse do të ketë drejtësi,

ti, bashkë me shokë, do të jetoni në liri.

Më 16 shtator bëhen 16 vite, 2 muaj e 1 ditë burg,

vetëm pse atdheun e deshe më shumë se veten.

Koha të mori vite babë,

por nuk ta mori as idealin, as dinjitetin,

as dashurinë për Kosovën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.