
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes rrjetit social Truth, ka falënderuar të gjitha shtetet që kanë qenë pjesë e negociatave me Iranin si dhe kanë kontribuar në to.
Trump ka dedikuar falënderime të veçanta për shtetin e Pakistanit më në krye kryeministrin e tyre, Shehbaz Sharif, i cili kishte një rol kyç në negociatat mes ShBA dhe Iranit.
“Faleminderit Pakistanit dhe Kryeministrit të tyre të madh dhe Field Marshall-it, dy njerëz fantastik!”, ka shkruar Trump, transmeton Klankosova.tv
I pari i ShBA-s poashtu falënderoj edhe Arabinë Sauditë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin që kanë qenë një ndihmës e madhe gjatë këtyre ditëve.
“Faleminderit Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit për guximin dhe ndihmën tuaj të madhe! Presidenti DONALD J. TRUMP”, ka shkruar Trump.