
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Luftës, Feride Rushiti në emisionin “Gazeta” ka rrëfyer momentet e saj të punës gjatë luftës.
Ajo ka treguar se gjatë kohës së luftës, kanë ardhur shumë njerëz pa gjymtyrë, dhe shumë të tjerë që as nuk e dinin se ku ishin, raporton Gazeta10.
“Numri sa vinte e rritet, aty vinin njerëz pa gjymtyrë, njerëz që kishin harru a jonë në tokë shqiptare apo kosovare, sidomos për pleqtë dhe për fëmijët nuk e kishin sensin se në cilën tokë ishin, rrinin natën në orët e vona, shpërnguleshin me forcë, dhe ngadalë kam filluar të punojë me fëmijë dhe gra, e pastaj jom identifiku si person që mundet me punu edhe me gratë që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës”, tha ajo në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10