
Themeluesja e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Luftës, Feride Rushiti në emisionin “Gazeta” ka rrëfyer edhe njërin nga rastet e saj më të vëshira gjatë luftës.
Ajo ka folur për një grua e cila ishte dhunuar në kohën e luftës dhe se fëmijën e saj e kishte lënë pa varrosur, raporton Gazeta10.
“Ishte një rast i rëndë kur një grua u dhunua para syve të burrit të saj, të cilës serbët ia kishin vrarë fëmijën e vogël dhe nuk e dinte se a ia kishin hanger qentë apo ndonjë gjë tjetër sepse e kishte lënë fëmijën në rrethana tmerruese pa varrosë, deri ajo e tregonte rastin unë ishta shumë e emocionuar dhe e pyeta ku e ki burrin, ajo u përgjigj ma kan marrë dhe filloi të qante me dënesë, derisa mediat dëshironin me marrë pamje unë nuk i lejova pasi ishte shumë e vështirë, më vie shumë keq që nuk kam mundur të mbajë kontakt me atë grua pas luftës”, rrëfeu zonja Rushiti.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10