
Themeluesja e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Luftës, Feride Rushiti në emisionin “Gazeta” e ka treguar edhe rastin kur kanë shkuar së bashku me Vasfije Krasniqi në vendin ku është dhunuar.
Ajo ka thënë se e ka përjetuar shumë rëndë me qenë prapë në vendin e njëjtë ku ka ndodhur rasti por e ka tejkaluar, raporton Gazeta10.
“Një vit pasi ka dal publikisht kemi shkuar së bashku me Vasfije Krasniqi, normal me kërkesën e saj tek vendi ku ka ndodhur rasti i tmershëm, me u ballafaqu me vendin e ngjarjes është njejtë sikur me hy komplet në brendësinë e rastit, dhe është një proces i ritraumatizimit por që ajo ka arritur me mboshtë dhe nga aty i kemi thirrë institucionet që kjo ditë të mbetej memoriale për të dhunuarit gjatë luftës, dhe ky moment është zyrtarizu në vitin 2023”, tha ajo në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10