Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e dy rrugëve që do të lidhin Kosovën me Malin e Zi

Gazeta10
28 October 2022 - 12:21

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Mjedisor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu ka njoftuar se kanë nënshkruar një marrëveshje me Qeverinë e Malit të Zi, respektivisht ministrin për investime kapitale Ervin Ibrahimoviq për ndërtim të rrugëve komunikuese në mes dy vendeve.

Kjo marrëveshje përfshin me theks të veçantë mdërtimin e rrugëve Pejë-Rozhajë si dhe rrugën Deçan-Plavë.

“Në Rozhajë, në takim bilateral me zëvendës kryeministrin e Malit të Zi, njëherazi ministrin për Investime Kapitale të këtij shteti, Ervin Ibrahimović, sapo nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zbatimin e projekteve të Infrastrukturës ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe ideve të shtimit të rrugëve komunikuese në mes dy vendeve tona, me theks të veçantë për rrugën Pejë-Rozhajë si dhe rrugën Deçan-Plavë, për të cilat projekte, ndajmë bindjen dhe interesin e përbashkët që t’i shtyjmë përpara e t’i konkretizojmë.”, ka shkruar ministri Aliu në rrjetin social Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.