Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

Gazeta10
24 Prill 2026 - 8:19

Nën përkujdesjen e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, sot në hollin e Kuvendit të Kosovës do të organizohet një homazh përkujtimor dhe do të hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Haxhiu do të marrë pjesë në homazhin përkujtimor dhe do të shkruhet në Librin e Zisë.

“Në orën 08:45, U.D. Presidentja Haxhiu merr pjesë në homazh përkujtimor dhe shkruhet në Librin e Zisë”, thuhet në njoftim.

Pos homazheve, Haxhiu e ka shpallur ditën e nesërme si ditë zie shtetërore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjes, i cili vdiq dje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.