Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Dy palë zgjedhje”, Matoshi: Kurti i paralajmëroi që para dhjetorit

Gazeta10
23 Prill 2026 - 23:33

Komentatori politik, Halil Matoshi në Adresa ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qëndrime kontradiktore në periudhën e fundit lidhur me zhvillimet politike në vend.

Ai paraqiti një kronologji të deklaratave të Kurtit, duke theksuar se qëndrimet e tij kanë ndryshuar nga një fazë në tjetrën.

“Kurti ka qenë kontravers këto kohët e fundit, këtë s’mundeni me mohu. Para zgjedhjeve të dhjetorit paralajmëron zgjedhje të reja, pastaj thotë se prioritet janë konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e organeve, votimi i buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa presidenti mbetet për më vonë,” tha Matoshi në Adresa.

Ai shtoi se më pas Kurti ka ndryshuar qasje edhe ndaj partive opozitare, duke përmendur LDK-në dhe AAK-në.

“Kaloi në një pikë tjetër ku e shfajëson LDK-në dhe AAK-në. AAK-në nuk e thërret fare, ndërsa LDK-së i thotë se nuk mund të bëjmë sepse na duhen 83-84 vota,” u shpreh ai.

Sipas Matoshit, nuk ka pasur deklarata publike nga përfaqësues të këtyre partive që do të refuzonin mbështetjen.

“Nuk mund të gjeni asnjë emër apo deklaratë ku dikush prej tyre ka thënë se nuk do të votojë. Nuk dihet ku e ka gjetur Kurti këtë qëndrim,” theksoi ai.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/CWGFvgAAyZQ

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.