Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alban Zogaj: Me 51% duhet të zgjidhen problemet, jo të prodhohen kriza të reja

Gazeta10
23 Prill 2026 - 19:22

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj në Gazeta kritikoi qasjen e shumicës qeverisëse, duke thënë se mungon vullneti për të zgjidhur problemet dhe për të çuar përpara proceset shtetërore.

Sipas tij, një shumicë prej 51%  dhe themelimi i institucioneve, duhet të shfrytëzohen për të adresuar sfidat dhe për të vazhduar me punë konkrete, e jo për të krijuar pengesa të reja.

“Kur i ke 51% dhe ke themeluar qeverinë dhe institucionet, racionalja do të ishte të shkosh drejt zgjidhjes së problemit dhe të vazhdosh tutje me punë”, tha Zogaj në Gazeta.

Ai shtoi se zhvillimet e fundit lënë të kuptohet se mungon interesi për punë konkrete, ndërsa, sipas tij, po dominojnë qasje që prodhojnë kriza të reja dhe zvarrisin procese të rëndësishme.

“Kjo na bën të mendojmë se këtu nuk ka interes për të punuar, por ka interes vetëm për të prodhuar kriza të reja dhe për të zvarritur disa procese, për të cilat vërtet jemi të habitur”, u shpreh ai.

Zogaj theksoi se një qasje e tillë dëmton funksionimin institucional dhe vonon zgjidhjen e çështjeve me rëndësi për vendin.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/8SwpL4oTI8k

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.