Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngecje SHBA-Kurti, Eduard Joseph e gjen fajtorin për këtë situatë

Gazeta10
28 October 2022 - 15:01

Njohësi i rrethanave politike dhe raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Edward P. Joseph ka reaguar lidhur me situatën aktuale politike dhe për kthimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nga policia e Serbisë.

Joseph thotë se Aleksander Vuçiq duke e poshtëruar në mënyrë të qëllimshme Besnik Bislimin, duke e kthyer vetëm një orë pa arritur në Beograd ka krijuar një skenar fitimtar për punën e targave.

Profesori amerikan thotë se tashmë nëse Albin Kurti zmbrapset për çështjen e targave atëherë i bie që po i nënshtrohet poshtërimit të Beogradit, jo apelit të SHBA-së dhe vendeve të tjera të Quint, raporton Gazeta10.

Derisa thotë se nëse kryeministri i Kosovës nuk tërhiqet për punën e targave, atëherë Aleksander Vuçiq ka në dorë krizën dhe konfrontimin në veri të Republikës së Kosovës gjë që e dëshiron vetë Vuçiq dhe rusët.

Joseph thotë se me këtë situatë të krijuar Kosova bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngecur.

“Presioni për Albin Kurtin për targat nënkupton shpërblim për arrogancën e Vuçiqit”, ka shkruar Jospeh në twitter, raporton Gazeta10.

Joseph thotë se ndërkombëtarët duhet të injorojnë deklaratën e fundit të Vucic ku flet për “de-eskalim” të situatës meqë e konsideron si një “marifet të Vuçiqit që Washingttoni duhet ta injorojë”.

Profesori amerikan thotë se është Beogradi që po përshkallëzon situatën duke mos lejuar vizitën e zv.kryeministrit Besnik Bislimi, meqë Kosova ka lejuar vizitën e Bërnabiq në veri të Republikës së Kosovës.

Joseph në reagimin e tij ka dhënë edhe një udhëzim për të dalë nga kjo krizë. Sipas tij, Washingtoni dhe BE-ja duhet të dërgojnë një kërkesë për Albin Kurtin dhe një kërkesë të mundshme për Aleksander Vucicin për të trajtuar çështjen e sundimit të ligjit në veri të Kosovës

“Sugjerimi im. Kërkoni Aleksander Vuçiqit që të shpall publikisht një hetim të posaçëm për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në vitin 2018. Kjo çështje ka të bëjë me një serb të Kosovës dhe drejtësia për Ivanoviqin është një goditje për lidershipin kriminal në veri”, ka shkruar Jospeh./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.