Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Do ta paraqes në drejtori këtë problem, do ta nisim ekipin menjëherë” – Arjeta Mjeku flet për reduktimet e ujit

Gazeta10
07 Maj 2026 - 9:28

Zëdhënësja e kompanisë rajonale të ujësjellsit “Prishtina” Arjeta Mjeku përmes një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin e mëngjesit “Adresa e Ankesave” ka folur rreth ankesave të qytetarëve sa i përket reduktimeve të ujit.

Ajo tregoi se nganjëherë këto reduktime nuk vijnë nga ana e tyre por nga kompanitë private të cilat e ndërprejnë furnizmin me ujë për interesa personale.

Mjeku shtoi se këto ankesa do të paraqiten në Drejtorinë Teknike dhe nëse ka ndonjë problem do të dërgohet ekipa atje menjëherë, raporton Gazera10.

“Tek Gjon Bazo përkatësisht tek kjo pjesë unë menjëherë do ta paraqes në Drejtorinë Teknike dhe nëse ka ndonjë problem ne menjëherë e dërgojmë ekipin atje që të shohim se ku qëndron problemi sepse shpeshherë reduktimet nuk vijnë nga ana jonë por nga investitorët, kompanitë private të cilët për arsye të tyre personale që kanë për të punuar dicka I ndërprejnë furnizimin me ujë”, tha ajo në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.