Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia kërkon identifikimin e personit që u pa duke fshehur drogën në një kamion (VIDEO)

Gazeta10
28 October 2022 - 15:02

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar, i cili shihet duke vendosur në pjesën e prapme të një kamioni lëndë narkotike, raporton Gazeta10.

Policia, ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook një video ku shihet i dyshuari dhe ka lutur qytetarët se kushdo që ka informacione për personin të lajmëroj ata.

“Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët. I njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ‘Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. Organet e rendit kërkojnë nga qytetarët që kushdo që posedon apo ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë Policinë e Kosovës në formën dhe mënyrën që është më e përshtatshme, duke bërë të ditur se informacionet do të trajtohen si anonime.”, thuhet në njoftimin e PK-së./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.