
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë mbledhjen e radhës më 27 prill 2026, duke filluar nga ora 13:30, në zyrat e institucionit në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të kryesohet nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ndërsa në rend dite janë një sërë çështjesh që lidhen me funksionimin dhe aktivitetin zgjedhor.
Në kuadër të Këshillit për Operacione Zgjedhore, anëtarët do të shqyrtojnë dhe miratojnë raportin vjetor të KQZ-së për vitin 2025, i cili më pas i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, në rend dite janë edhe shqyrtimi i agjendës së punëtorisë lidhur me mësimet e nxjerra nga Zgjedhjet Lokale 2025 dhe Zgjedhjet e parakohshme për Kuvend, si dhe analizat e votave me asistencë për këto procese zgjedhore.
Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet edhe raporti për realizimin e planit të punës së KQZ-së për vitin 2026.
