Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Agon Maliqi: Nëse Thaçi e Mustafa do ta bënin këtë që bëri Kurti sonte, si do e quante ai dhe pse pikërisht grusht shteti

Gazeta10
27 Prill 2026 - 23:49

Analisti Agon Maliqi, ka komentuar votimin në Kuvendin e Kosovës për President pa qenë 80 deputetë në sallë.

Maliqi tha se në rast se para 10 viteve do të vepronin kështu Hashim Thaçi e Isa Mustafa, si do e quante këtë Kurti. Ai tha se Albin Kurti do e quante këtë pikërisht grusht shtet.

“Po kthehem prapa nja 10 vjet edhe p’e paramendoj skenarin ku Thaçi dhe Mustafa – të cilët asokohe bashkë i kishin 55% të votave – brenda javës me urgjencë i mbushin bordet e institucioneve kyçe me besnikë politikë, organizojnë seancë jashtë kornizave të kushtetutës për të zgjedhur president, dhe prodhojnë situatë ku Kosova më nuk ka institucione politike legjitime dhe të njohura ndërkombëtarisht. Si mendoni se do ta quante këtë skenar Kurti i para dhjetë viteve, dhe pse pikërisht grusht shteti”, ka thënë Maliqi.

Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1LbZwQJkeg/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
28 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.