
Tentativa e sontme e Lëvizjes Vetëvendosje për të votuar kandidatet për Presidente, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, me vetëm 64 deputetë në sallë, ngjashmëri të frikshme me skenarin e vitit 2011, i cili ishte shpallur antikushtetues.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën e 22 shkurtit 2011 (pikat 86 dhe 87 të dokumentit), Gjykata kishte konkluduar se megjithëse në fillim të seancës ishin 81 deputetë, në momentin e votimit mbetën vetëm 67.
Gjykata vlerësoi se Neni 86 i Kushtetutës u shkel, sepse kërkohet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në procedurë që ajo të jetë e vlefshme.
Sonte, mazhoranca shkoi edhe më poshtë se numri i vitit 2011, duke tentuar votimin me vetëm 64 deputetë.
Dokumenti i Kushtetueses e thotë qartë: “Meqë vetëm 67 deputetë morën pjesë në procedurën për zgjedhjen e Presidentit… Neni 86 i Kushtetutës u shkel”.

Kjo do të thotë se votimi i sontme, ku Feride Rushiti mori 63 vota, juridikisht është i pavlefshëm. Nëse ky proces do të shkonte deri në fund pa 80 deputetë në sallë, rezultati do të rrëzohej menjëherë nga Gjykata Kushtetuese, ashtu siç ndodhi me Behgjet Pacollin.
Nëse edhe nesër në orën 10:00 opozita vazhdon bojkotin dhe mazhoranca nuk i bën 80 vota në kuti, Kosova zyrtarisht shkon drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme, pasi dështimi i zgjedhjes së Presidentit është “vija e kuqe” kushtetuese./Insajderi