Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nuk ka vota të mjaftueshme, Feride Rushiti merr 63 vota

Gazeta10
27 Prill 2026 - 22:11

Në rundin e parë të votimit, kandidatja e propozuar nga Vetëvendosje, Feride Rushiti ka marrë 63 vota. Ndërsa kandidatja Hatixhe Hoxha nuk ka marrë asnjë votë ndërsa një votë ishte e pavlefshme, përcjell Gazeta 10.

Votimi për këta dy emra të propozuar do të vazhdojë edhe për dy runde të tjera. Mirëpo kjo do të ndodhë nesër me një seancë e cila do të mbahet në ora 10:00.

Kujtojmë se votimi u bë pa kourumin e mjaftueshem sepse në sallë ishin vetëm 64 deputet dhe asnjë përfaqësues i opozitës.

Kourum nuk ka për zgjidhjen e presidentit, ndërsa as 66 vota të nevojshme nuk kanë mundur t’i sigurojnë asnjëra kandidate./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.