Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndalohet shtetasi serb në Bërnjak, dyshohet për para të falsifikuara

Gazeta10
28 Prill 2026 - 14:24

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dyshimit për para të falsifikuara në Pikën e Kalimit Kufitar Bërnjak

Më 28 prill 2026, gjatë kontrollit kufitar në vijën e dytë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet me targa të Serbisë. Gjatë kontrollit të detajuar, janë gjetur katër kartëmonedha prej 200 eurosh, të cilat, bazuar në dyshimet fillestare dhe ekzaminimin me pajisje të avancuara, dyshohet se janë të falsifikuara.

“Me autorizim të prokurorit kompetent i dyshuari shtetas i Serbisë dhe kartëmonedhat e sekuestruara u janë dorëzuar zyrtarëve të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike-DRP Mitrovicë Veri, për procedura të mëtutjeshme sipas kompetencës lëndore”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.