Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit.
Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës.
Mediumi lokal, TV Prizreni publikoi një video ku arinjte shihen teksa u vërsulen disa personave që po i incizonin.
Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.