
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar në takim kryetarët e komunave veriore.
Këtë e ka bërë të ditur vet Kurti, i cili tha se me ta do të diskutojë për targat, por edhe për pagesën e energjisë, transmeton Gazeta10.
“Dëshirojmë të diskutojmë për këto por jo vetëm për këtë. Tash do t’i kemi dy tema, do ta kemi temën e energjisë dhe atë targave kurdo që e kemi atë takim”, është i pari i ekzekutivit./Gazeta10