Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rritet numri i vjedhjeve në Ferizaj, 11 raste veç javën e kaluar

Gazeta10
12 Maj 2026 - 13:57

Javën që lamë pas, në rajonin e Ferizajt pati një numër shqetësues të rasteve të vjedhjes.

Siç njofton policia, gjatë periudhës njëjavore janë raportuar 11 raste të vjedhjeve, ku tetë prej tyre kanë ndodhur në Ferizaj, një në Kaçanik, një në Shtime dhe një tjetër në Shtërpcë.

Po në këtë vazhdë kohore, u raportuan tri raste të dhunës në familje, një në Ferizaj dhe dy raste të tjera në Shtime.

Policia ka arrestuar 23 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.