
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dardan Krasniqi, në emisionin “Politiko” në Kanal 10, deklaroi se mobilizimi dhe fryma e re brenda subjektit politik kanë qenë ndër arsyet kryesore që ai ka pranuar sfidën politike.
Krasniqi vlerësoi lidershipin e Ardian Gjini, duke thënë se ai ka arritur të promovojë një frymë mobilizuese dhe t’u japë hapësirë njerëzve të rinj për përfshirje politike.
“Lidershipi i zotit Gjini u ka dhënë mundësi shumë njerëzve për të sjellë një frymë të re”, deklaroi ai.
Ai shtoi se bashkëpunimi dhe kontaktet me strukturat e Aleancës kanë vazhduar edhe pas zgjedhjeve të kaluara, ndërsa theksoi se do të mbetet pjesë e AAK-së.
“Jam i zotuar që do të mbetem në shtëpinë e Aleancës”, u shpreh Krasniqi.