Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Basri Muja: Përparësi në zgjedhje ka Lëvizja Vetëvendosje se nuk ka problem me lidership

Gazeta10
29 Prill 2026 - 23:15

Profesori i shkencave politike, Basri Muja në Adresa tha se  dallimi kryesor mes subjekteve politike në vend qëndron te stabiliteti i brendshëm organizativ dhe çështjet e lidershipit.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje  gëzon një avantazh të dukshëm për shkak të një strukture të konsoliduar dhe mungesës së problemeve në udhëheqje.

“Për dallim nga partitë tjera, Lëvizja Vetëvendosje ka një strukturë shumë stabile dhe nuk ka fare probleme me lidershipin”, ka theksuar Muja.

Duke folur për Partinë  Demokratike të Kosovës, ai tha se kjo parti ka pasur vazhdimisht sfida të brendshme, sidomos pas zhvillimeve që lidhen me drejtuesit kryesorë të saj në Hagë. Sipas Mujës, pasuesit e Kadri Veseli nuk kanë arritur të krijojnë profil të pavarur politik, pasi, siç thotë ai, “nuk kanë mundur të shkëputen nga hija e tij”.

Ndërkohë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Muja ka theksuar se përballet me probleme serioze në lidership. Ai ka rikujtuar kuvendin e fundit të partisë, ku  mungesa e garës së brendshme ishte evidente.

“Pa asnjë kandidat tjetër, Lumir Abdixhiku mezi arriti të bindë gjysmën e delegatëve për ta votuar”, është shprehur ai.

Deklaratat e plotë: https://youtu.be/OCnGF-aIso8

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.