Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lista Serbe reagon pas vendimit të ri për targa: Gjoba e parë do të ketë përgjigje të ashpër

Gazeta10
28 October 2022 - 20:10

Lista Serbe ka paralajmëruar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se në momentin që do të vendoset gjoba e parë për targat ndaj serbëve do të ketë përgjigje dhe rezistencë të ashpër. 

Reagimi vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës të premten për zbatimin e vendimit për targat, që parashihet të zgjasë deri më 21 prill, por që do të jetë i ndarë në disa faza.

Lista Serbe ka thënë se “u përcjellim edhe një herë qytetarëve tanë mesazhin e qartë të presidentit Aleksandar Vuçiq se serbët në Kosovë nuk janë vetëm dhe as shteti i Serbisë nuk do të lejojë persekutimin dhe dëbimin e popullit tonë”.

“Të gjithë ata që mendojnë se populli ynë do të vëzhgojë në heshtje heqjen e të drejtës tonë, do të thotë heqjen e targave KM, lirinë e lëvizjes dhe rrezikimin e mbijetesës sonë, po mashtrohen rëndë”, thuhet tutje në reagimin e LS-së. “Duke pasur parasysh planin e Albin Kurtit për të shqiptuar qortime dhe dënime të tjera ndaj serbëve që posedojnë targa legale dhe legjitime të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Serbisë, në emër të popullit serb nga kjo zonë duam t’i themi atij qartë dhe pa mëdyshje se shqiptimi i masës së parë të gjobës do të jetë shkak për një përgjigje dhe rezistencë të ashpër nga populli serb, sepse jemi të vetëdijshëm për qëllimet e vërteta të pushtetarëve nga Prishtina”, raporton koha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.